Përshkallëzohet konflikti: SHBA-të bombardojnë Iranin, tetë të vrarë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2026, 16:13 | Bota

Përshkallëzohet konflikti: SHBA-të bombardojnë Iranin,

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit për natën e gjashtë radhazi, duke goditur disa zona në jug të vendit. Sipas autoriteteve iraniane, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët lokalë raportojnë se sulmet kanë dëmtuar infrastrukturë civile, përfshirë ura, aeroporte, objekte të energjisë dhe një stacion treni.

Ndërkohë, në rajonin e Erbilit në Irak, forcat e opozitës iraniane njoftuan se kanë rrëzuar tetë dronë gjatë mëngjesit. Sipas Shërbimit Kundër Terrorizmit të Kurdistanit irakian, dronët ishin të pajisur me lëndë shpërthyese dhe u neutralizuan mbi qiellin e Erbilit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa mbetet e paqartë nëse dronët janë lëshuar nga Irani, shkruan A2CNN. 

Në një zhvillim tjetër, marinsat amerikanë publikuan pamje nga hipja në një cisternë në Gjirin e Omanit, në kuadër të bllokadës së re detare ndaj Iranit.

Po ashtu, Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG) bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situatës, duke dënuar sulmet që, sipas saj, janë kryer nga Republika Islamike e Iranit ndaj rajonit të Kurdistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos