Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 18:41 | Bota

Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish të dielën, duke lëshuar një re të madhe hiri që u përhap mbi zonat përreth dhe shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror në aeroportin e Katanias.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se hapësira ajrore në zonë u kufizua ndjeshëm deri në orën 19:00 sipas orës lokale, duke ndikuar si në nisjen ashtu edhe në uljen e avionëve. Si pasojë, disa fluturime u vonuan ose u pezulluan përkohësisht për arsye sigurie, shkruan A2CNN. 

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali (INGV), aktiviteti vullkanik nisi herët në mëngjes, kur u regjistruan emetime hiri nga një vrimë në majën e vullkanit.

Më vonë gjatë ditës, shpërthimi u intensifikua, duke formuar një kolonë hiri që u ngrit rreth 1.5 kilometra mbi krater.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos