
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje akute dhe të papritur.
Zyra e tij ka publikuar një deklaratë ku thuhet se ai ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje, duke shtuar se familja e Grahamit “kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”.
I zgjedhur në Senat në vitin 2002, politikani nga Karolina e Jugut ishte një nga zërat më me ndikim në Uashington për politikën e jashtme dhe një aleat kyç i Donald Trumpit.
Ai sapo ishte kthyer nga Kievi, ku të premten u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Para udhëtimit të tij nuk dihej për ndonjë problem shëndetësor.
Në një postim në rrjetet sociale pas vdekjes së senatorit, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi Grahamin si një “patriot të vërtetë amerikan”.
Graham shërbeu gjithashtu si kryetar i Komisionit të Buxhetit të Senatit. Ai ishte një mbështetës i fortë i ndihmës amerikane për Ukrainën.
Gjatë vizitës së tij më të fundit në vend, Graham po punonte për një version të projektligjit për sanksionet ndaj Rusisë, për të cilin tha se do t’i jepte “mjetet presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, do të shprehej ai për BBC në një intervistë të vitit 2023, duke shtuar se “të jesh i dobët në Ukrainë do të thotë të humbasësh në Tajvan”.
Gjatë viteve, Graham u përplas me Presidentin Trump. Pas trazirave në Kapitol të SHBA-së në vitin 2021, Graham mbajti një fjalim në sallën e Senatit, në të cilin tha: "Unë dhe Trump kemi pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. E urrej që të përfundojë kështu".
"E vetmja gjë që mund të them është të më përjashtoni. Mjaft më", do të shprhej Graham. Por më vonë ai u bë një nga mbështetësit e tij më të vendosur dhe mbështeti Trumpin në zgjedhjet e vitit 2024. (A2 Televizion)