Alarm në Kiev, Rusia lëshon raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 22:45 | Bota

Alarm në Kiev, Rusia lëshon raketa balistike drejt kryeqytetit

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për një sulm me raketa ruse ndaj kryeqytetit.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, forcat ruse kanë lëshuar raketa balistike drejt qytetit.

“Armiku lëshoi raketa balistike kundër Kievit”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të zmbrapsur sulmin dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.

Sipas raportimeve paraprake, një zjarr ka shpërthyer në rrethin Darnitsky pasi mbeturina nga raketat e rrëzuara ranë në zonë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të plagosur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos