All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arnold Schwarzenegger filmohet duke mbushur gropat e rrugës të lagjes së tij

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 16:33 | Bota
All - Paragraf - 1

Ylli i Hollivudit, njëherazi edhe ish-guvernatori i shtetit amerikan të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka ndarë nga llogaria e tij në rrjetet sociale momentet kur ai së bashku me disa shoferë mbyllën një gropë të madhe në një nga rrugët e Los Angeles.

"Unë dhe ekipi im kemi ardhur për të mbyllur gropën gjigante që ka mërzitur të gjithë fqinjët e mi për javë të tëra duke shkatërruar makinat dhe biçikletat që kalojnë mbi të. Unë gjithmonë them: Mos u anko, bëje.”, ka shkruar përbri videos në fjalë aktori. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos