Sqarimi i ekspertit: Facebook, më efikas për biznes

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 08:37 | Teknologji

Sqarimi i ekspertit: Facebook, më efikas për biznes

Eksperti i IT, Shahin Dokuzi, deklaroi se edhe pse platforma Facebook duket në hije sa i përket përdorimit të përgjithshëm, është shumë i preferuar për tregti.

“Në Facebook shiten edhe apartamente, jo vetëm pajisje. Instagrami dhe TikTok-u përdoren për qejf, ndërsa si “marketplace” është Facebook-u. Ai është tregu i madh”, shpjegoi Dokuzi.

Në lidhje me sigurinë e blerjeve në këtë rrjet social, eksperti theksoi: “Është mënyrë që pagesën ta bëjmë me PayPal dhe jo direkt me kartë. Me PayPal e kontrollon produktin dhe mund të marrësh paratë mbrapsht edhe pas një muaji. Ideja është të paguash me kanale që i “ngrijnë” paratë e tregtarëve rreth një muaj. Nëse paguan me kartë, paratë ikin dhe nuk mban njeri përgjegjësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos