Mbetjet e një predhe të lëshuar në drejtim të Izraelit ka mbetur e ngulur në një copë toke të pabanuar në Bregun Perëndimor. Raketa ra në një zonë të pushtuar nga Izraeli pranë qytetit Jericho, raporton Reuters, përcjell A2 CNN. Kolonët izraelitë u filmuan më pas duke qëndruar ulur pranë raketës pjesërisht të djegur.
Në orët e para të mëngjesit, Izraeli tha se kishte kryer sulme ushtarake në Iran, pavarësisht se Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu se duhet të ndalojë sulmet. (A2 Televizion)