Një 75-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në fshatin Suç të Klosit pasi është aksidentuar nga një makinë.
Shoferi i mjetit, i arrestuar nga policia, është identifikuar si B.B, 62 vjeç. Sipas policisë, ai, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë automjeti ka aksidentuar shtetasin Z.M., rreth 75 vjeç, (këmbësor), i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje. (A2 Televizion)