Bilanc i frikshëm viktimash nga tërmeti në Marok

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 11:00 | Bota
Bilanc i frikshëm viktimash nga tërmeti në Marok

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi qendrën e Marokut, duke shkaktuar të paktën 820 viktima dhe mbi 670 të plagosur. Lëkundja e dhunshme e tokës u regjistrua rreth orës 23 me orën lokale, në thellësinë e 71 km në jugperëndim të Marrakeshit. Tërmeti u ndje deri në ishujt Kanarie dhe në Algjeri, ndërsa në rrugët e Marrakeshit, u panë skena kaosi me qytetarë të tronditur që nxituan të dilnin jashtë godinave. 

Shumica e viktimave thuhet të jenë shkaktuar në zona të thella malore. Bilanci pritet të rritet më tej, teksa vlerësohet se 1/3 e vendit është prekur nga tërmeti. Mund të duhen ditë para se grupet e kërkim-shpëtimit të mbërrijnë tek fshatrat e largëta, që kanë kryesisht godina të vjetra.

Imazhet që vijnë nga Marrakeshi, një qytet historik mjaft i frekuentuar nga turistët, flasin për dëme të pallogaritshme, me godinat e shndërruara në pirg rrënojash.

Shumë persona thuhet të kenë mbetur të bllokuar në rrënoja, ndërsa spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos