Shkon 632 numri i  viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Marok

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 08:26 | Bota
Shkon 632 numri i  viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Marok

Shkon në 632 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 që ra në Marok dhe 322 raportohen të plagosur. Bilanci i cili ndryshon minutë pas minute është raportuar së fundi nga televizioni shtetëror vendas, i cili citon ministrinë e Brendshme.

Sipas kreut të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Marok tërmeti i së shtunës është më i forti në 120 vjet në vend. Ai shtoi se epiqendra e tërmetit ishte rajoni al-Haouz në jugperëndim të Marokut.

Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në 23:11 të së premtes së 8 shtatorit dhe zgjati rreth 30 sekonda, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Muret historike të Marrakehut, të ndërtuara në fillim të shekullit të 12-të, janë dëmtuar. Disa shtëpi janë shembur, në sheshin Jamaa el Fna u shemb minarja e një xhamie të vogël pranë “Café de France” historike. Mijëra vetë në panik u derdhën në rrugët e qytetit të ri të Marrakech dhe në rrugicat e Medinës. Për një kohë të gjatë mungonte energjia dhe lidhja me internetin.

Ndërkohë Qendra Rajonale e Transfuzionit të Gjakut në Marrakesh ka bërë thirrje për dhurim gjaku për viktimat e tërmetit vdekjeprurës.

Institucioni u bëri thirrje të gjithë njerëzve në qytetin e Marrakeshit që të vijnë në qendër për të dhuruar gjak, duke filluar nga mëngjesi i së shtunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos