All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarri shkrumbon diskotekën, vdesin 6 të rinj

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 08:10 | Bota
Zjarri shkrumbon diskotekën, vdesin 6 të rinj
All - Paragraf - 1

Të paktën 6 të rinj humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një diskotekë në Phnom Penh në Kamboxhia.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga diskot më të mëdha të kryeqytetit, në një moment kur ajo frekuentohej nga shumë të rinj.

All - Paragraf - 3

Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe mundën të vendosin flakët në kontroll pas disa orësh. Ndërkohë që konfirmohet se viktimat janë 4 burra dhe dy gra.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet i frikësohen idesë e përkeqësimit të bilancit të fataliteteve për shkak se një pjesë e madhe e ndërtesës është shkrumbuar me shpejtësi për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos