All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zelensky: Rusia të dënohet, po frymëzon vende të tjera për luftë

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 14:30 | Bota
Zelensky: Rusia të dënohet, po frymëzon vende të tjera
All - Paragraf - 1

“Lufta në Ukrainë po bëhet një rutinë për botën”. Me këto fjalë, presidenti Volodymyr Zelensky, iu drejtua Parlamentit të Holandës, duke nënvizuar se “fatkeqësisht, raportimet e përditshme për numrin e shtëpive të shkatërruara dhe qyteteve të bombarduara, nuk po ngjallin më emocione”.

Kreu i shtetit ukrainas i bëri thirrje deputetëve që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, të mbyllin portet dhe të ndërpresin blerjen e gazit dhe naftës ruse: “Ne kemi nevojë për armë që të sigurojmë qiejt tanë. Ne kemi nevojë për armë që të dëbojmë pushtuesit nga toka jonë: aeroplanë, tanke, armë kundërajrore, predha, raketa etj. Shpresoj se do të gjeni një mundësi për të na ndihmuar”.

All - Paragraf - 3

Të njëjtën thirrje për ndihma në armatime, Zelensky e bëri më herët edhe në Parlamentin e Australisë, ku kërkoi që ky shtet të bëhet pjesë në programin për restaurimin e rajoneve të Ukrainës, në veçanti zonat pranë brigjeve të Detit të Zi dhe Azov. Ai kërkoi që Rusia të mbahet përgjegjëse për gabimet e së kaluarës, duke paralajmëruar se dështimi në ndëshkimin e Moskës mund të nxisë vende të tjera të nisin luftëra kundër fqinjëve të tyre.

“Fati i sigurisë globale po vendoset tani. Askush nuk mund të fitojë, që do të thotë se asnjë pjesë e botës nuk mund të shpëtohet nga kontaminimi radioaktiv që do vijë nëse përdoren armë bërthamore”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas, i cili ndërhyri online i ulur në tryezën e tij, me veshjen ikonike tashmë ngjyrë ushtarake, nuk specifikoi se cilat vende mund të frymëzoheshin nga Rusia.

All - Paragraf - 6

Australia dhe aleatët perëndimorë kanë shprehur shqetësime lidhur me tonet agresive të Kinës drejtuar Tajvanit, pavarësinë e të cilit e kundërshton.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos