All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Votoi kundër Brexit, Johnson dëbon nga partia stërnipin e Winston Churchill

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 09:56 | Bota
All - Paragraf - 1

Dita e djeshme ka qenë një nga më dramatiket në historinë politike të kryeministrit Boris Johnson dhe të vetë Mbretërisë së Bashkuar. Vullneti i kryeministrit për Brexit u kundërshtua edhe nga një pjesë e deputetëve të tij konservatorë.

Nicholas Soames

Në Parlament, 21 prej tyre votuan kundër liderit të tyre, dhe për një shtyrje të largimit nga Bashkimi Europian.  

All - Paragraf - 3

Mes tyre, Nicholas Soames, ish ministër i Mbrojtjes në vitet 1994-1997 por i njohur më së shumti si stërnipi i “mitit” politik anglez, sir Winston Churchill, “heroi” që udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

https://a2news.com/2019/09/03/qeveria-britanike-humb-shumicen/

Në 38 vjet karrierë politike dhe pranie në Parlament, Soames kishte votuar vetëm tre herë kundra partisë së tij. “Është një natë e keqe, kjo”, janë të vetmet fjalë që tha kronistëve që e rrethonin.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos