All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vlorë, vranë bashkëshortin dhe vjehrrën, dënim i përjetshëm dhe 35 vjet burg për të akuzuarit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 12:10 | Kronikë
Vlorë, vranë bashkëshortin dhe vjehrrën, dënim i
All - Paragraf - 1

Gjykata e Vlorës ka vendosur dënimin e përjetshëm për Kasëm Pirjasin dhe me 35 vjet për Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për një vrasje të dyfishtë.  

Dy personat ishin ndalur nga forcat e policisë në shkurt të vitit 2018, pas vrasjes së bashkëshortit të Hysnie Hoxhallarit, Olsi Hoxhallari, si dhe të vjehrrës së saj, Salkë Hoxhallari.  

All - Paragraf - 3

Dy avokatët mbrojtës, Sajmir Visha dhe Sokol Zotaj kanë pretenduar pafajësinë e klientëve  të tyre, por Gjykata i deklaroi fajtorë për bashkëpunim në vrasje në rrethana familjare, ku motivi ishte xhelozia.

Gjatë mbrojtjes, avokati Visha pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila, sipas tij, ka sajuar mes saj dhe klientit të tij një lidhje dashurie të paqenë, ndërkohë që avokati ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit janë dhënë prej këtij të fundit në kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë.

Ndërkohë, avokati i Hysnie Hoxhallarit, pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtëmartesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos