All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Trajtim çnjerëzor i emigrantëve”, Këshilli i Europës, kritika të ashpra vendeve të BE

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 14:37 | Bota
“Trajtim çnjerëzor i emigrantëve”, Këshilli i
All - Paragraf - 1

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë kritikon trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të BE-së.

Në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, thuhet se emigrantët janë qëlluar me grushta, shuplaka, shkopij dhe sende të tjera të forta nga policia ose rojet kufitare: “Janë përdorur gjithashtu forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë njerëzve të shtrirë në tokë, shtyrja në lumenj, heqja e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimi për të ecur zbathur, e në disa raste të zhveshur përtej kufirit”.

All - Paragraf - 3

Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës thotë se sfidat e migracionit me të cilën përballen shumë vende europiane nuk justifikon shpërfilljen e detyrimeve ndaj të drejtave të njeriut: “Largimet me forcë janë të paligjshme, të papranueshme dhe duhet të marrin fund”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos