All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tirana zgjohet nga tritoli, shpërthim pranë një banese

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 08:09 | Kronikë
Tirana zgjohet nga tritoli, shpërthim pranë një banese
All - Paragraf - 1

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja është regjistruar në rrugën "Siri Kodra", afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lënda plasëse.

All - Paragraf - 3

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar, ndërkohë që janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë të banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos