All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Thirrja artistike e studentëve, drejtësia, korrupsioni, vota dhe vendimmarrja në telajo

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 16:34 | Aktualitet
Thirrja artistike e studentëve, drejtësia, korrupsioni, vota dhe
All - Paragraf - 1

Një dorë e fshehur nën një portret në hije që premton para për të arritur qëllimin e vet, është vetëm një nga imazhet që gjejmë në galerinë kalo, ku 15 të rinj ekspozojnë në emër të drejtësisë. 

Fillimisht, mendja të shkon te shitblerja e votës, aq shumë e përfolur këto kohë kur zgjedhjet përafrojnë, por artistja tregon se vepra ka pikërisht këto dritëhije për të nënkuptuar gjithçka të padrejtë këto kohë.

All - Paragraf - 3

Po nëse në këtë tablo gjen ngjyra të ftohta, tërësisht e kundërta ndodh kur përballesh me veprën e Deborës.

Ajo ka realizuar një telajo plot ngjyra, për korrupsionin dhe humbjen e identitetit.

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë që feston 110 vjetorin e krijimit të saj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos