All - Paragraf - 1
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një persona ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".
I plagosuri është identifikuar si Orges Buzi 33 vjeç, banues në Fier, e ndërsa autori Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, banues në Patos është shpallur në kërkim. Nga sa mësohet e gjithë ka ardhur pas një sherri të çastit, motivet e të cilit nuk dihen ende.
All - Paragraf - 3
Policia ka shpallur në kërkim autorin. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2