Pasojat e shpopullimit, Llënga 4-shekullore tashmë ka mbetur me 4 shtëpi

Nga Gazment Janku
6 Qershor 2026, 14:11 | Sociale

Pasojat e shpopullimit, Llënga 4-shekullore tashmë ka mbetur me 4

Llenga e Vllehëve, një prej fshatrave më të banuar dikur në zonën e Mokrës dhe me një histori pothuajse katërshekullore, sot është kthyer në një zonë ku kanë mbetur vetëm kujtimet e banorëve.

Pas viteve ’90, largimi masiv i banorëve në kërkim të një jete dhe shërbimesh më të mira solli boshatisjen e fshatit. Sot, ata që jetojnë aty thonë se mbijetojnë, ndërsa tregojnë se çfarë ka përfaqësuar më parë zona e tyre.

Ndërsa kushtet duket se i kanë detyruar banorët të braktisin këtë vend historik.

Vitet e fundit, disa banorë të larguar kanë nisur restaurimin e banesave, të cilat i përdorin përkohësisht gjatë verës, ndërsa interesi për të ringritur edhe të tjerat është i lartë. Por pengesa kryesore mbetet rruga, e cila historikisht nuk ka njohur asnjë investim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos