
Veprimi Qytetar për demokraci funksionale ka depozituar sot pranë KQZ-së kërkesën për të marrë në konsiderate Ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një postim në rrjetet sociale, Tulant Muka bën të ditur se këto ndryshime, të përmbledhura në draftin e paraqitur sot pranë KQZ-së, marrin shtysë nga qytetarët e thjeshte, shprehin vullnetin e tyre për demokraci funksionale, zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta, përcjell A2 CNN.
Sipas tij ndryshimet e propozuara janë produkt i punës 4-mujore të Veprimit Qytetar me përfaqësuesit më të mirë, dhe më të investuar në të paturit të një sistemi zgjedhor të drejtë.
“Ky është vetëm hapi i parë i përpjekjeve për t’i rikthyer qytetarit zërin dhe dinjitetin!”, shkruan ai.
(A2 Televizion)