U zgjodh nënkryetar partie, reagon Belind Këlliçi

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 09:50 | Politikë

U zgjodh nënkryetar partie, reagon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi ka reaguar pas fitores në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mori votat për nënkryetar partie.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi përmendi Luçiano Boçin, të cilit i zuri vendin si nënkryetar.

“Me mikun tim Luçiano Boçi, kemi ndarë së bashku shumë sfida e momente të vështira, sidomos në 5 vitet e fundit. Një prej tyre ishte edhe beteja elektorale lokale e vitit 2023, kur sëbashku dorëzuam mandatet parlamentare, për të garuar në Tiranë dhe Elbasan, në kushte të paprecedenta, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa financa, pa media, por me demokratët në krahë! Gara që zhvilluam mes nesh nuk bën gjë tjetër veçse e shton respektin dhe vlerësimin që kam për të, si koleg, mik dhe demokrat”, lexohet në postimin e Belind Këlliçit, shkruan A2.

Postimi i plotë:

Dua të falënderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për besimin që më dhanë sonte, duke më zgjedhur Nënkryetar të forcës sonë politike!

Me mikun tim Luçiano Boçi, kemi ndarë së bashku shumë sfida e momente të vështira, sidomos në 5 vitet e fundit. Një prej tyre ishte edhe beteja elektorale lokale e vitit 2023, kur sëbashku dorëzuam mandatet parlamentare, për të garuar në Tiranë dhe Elbasan, në kushte të paprecedenta, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa financa, pa media, por me demokratët në krahë!

Gara që zhvilluam mes nesh nuk bën gjë tjetër veçse e shton respektin dhe vlerësimin që kam për të, si koleg, mik dhe demokrat.

Jam i bindur se, së bashku me Luçianon, me çdo demokrate e demokrat, do ta çojmë përpara betejën tonë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që qytetarët presin dhe meritojnë.

Faleminderit të gjithëve për besimin!

Tani është koha për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë vendosmëri!

Faleminderit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos