Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 12:22 | Politikë

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore me kryebashkiakët e qarkut Fier, në komisionin parlamentar që lidhet me Reformën Territoriale. 

Bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi ka braktisur seancën, pasi bashkëkryetari i mazhorancës Arbjan Mazniku i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar më të vazhdonte mbante fjalën, shkruan A2CNN.

Boçi ishte duke bërë parashtrime, të cilat u konsideruan si abuzime të opozitës nga ana e Maznikut.

Nuk mund të vazhdohet me abuzimin sistematik nga ana e opozitës. Të merret fjala në mes të pyetjeve për të bërë parashtrime ndërkohë që s’ka folur askush nga mazhoranca”, u shpreh Mazniku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos