Adriatik Lapaj dhe Roland Qafoku debatuan mbi protestën në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Unë mendoj që është një reagim i duhur, pak i vonuar dhe mendoj që duhet të vazhdojë protesta. Klasa aktuale politike, dhe këtu nënkuptoj partinë pushtet, është në ezaurimin total, po kalon në tejngopje të gjithë gjësë. Jam i bindur që shumë gjëra kanë ndryshuar në konceptimin e popullatës këto ditë, shumë gjëra kanë dalë ashtu siç janë. Ka dalë ashtu siç është e vërteta dhe mendoj që secili nga ne e ka detyrë morale t'i mbështesë të gjithë ata të rinj që çohen. Unë jam vetë i ri, por e kam dëgjuar shpesh “të rinjtë në kafe”, “shqiptarët dele” etj. Kjo nuk është e vërtetë. Po dëshmohet e kundërta. Sigurisht që janë tradhëtuar disa herë në këto 35 vite dhe kjo i ka dëshpëruar”, tha fillimisht Lapaj.
Gazetari Roland Qafoku ndërhyri duke iu drejtuar Lapajt: “Edhe ti e ke pasur këtë, që populli ka frikë. E ke thënë këtë”.
Lapaj: Unë kam thënë që ky popull kërcënohet përditë dhe është e vërtetë.
Qafoku: As pyeti fare populli, zoti Lapaj. Doli aty dhe s’do t’ia dijë fare.
Lapaj: Edhe këta nuk i mbështete. Si ka mundësi?
Qafoku: Unë i kam mbështetur se unë kam qenë në protestë.
Lapaj: Ke qenë këto ditë?
Qafoku: Po.
Lapaj: Je për rrëzimin e qeverisë?
Qafoku: Ore, ti po më pyet mua? Ti këtë ke problem. Je si në hetuesi.
Lapaj: Po për çfarë ke shkuar në shesh?
Qafoku: E di unë se për çfarë kam shkuar.
Lapaj: Po nuk i mbështet pastaj…
Qafoku: Ti po flet sikur je pronar i protestës.
Lapaj: Jo, jo, jo. Asnjëherë në botë. Nëse ka ndonjë njeri që nuk mendon që ata kanë dalë që të ikë Edi Rama...
Qafoku: Unë dal për çfarë të më dojë qejfi mua.
Lapaj: Mo ski frikë të thuash “të iki Edi Rama”.
Qafoku: Kam frikë unë? (Qesh) Kur kam hyrë unë në protestë për Edi Ramën, ti s’ke qenë fare në politikë. (A2 Televizion)