“Gënjeshtër e madhe!”, Rama: Resortet në Shqipëri, jo për shumë të pasurit dhe punonjës nga Bangladeshi

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 12:10 | Politikë

“Gënjeshtër e madhe!”, Rama: Resortet në

Kryeministri Edi Rama i konsideroi sot gënjeshtra pretendimet se në Shqipëri investitorët e huaj vijnë për të ndërtuar resorte që janë vetëm për shumë të pasurit dhe për të rekrutuar punonjës nga Pakistani, Bangladeshi dhe Filipinet, raporton A2CNN. 

Duke folur në Konferencën për Arsimin, Rama theksoi se sapo ka filluar investimi nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj për Shqipërinë, pasi para disa vitesh ky interesim ka qenë zero.

Sipas kreut të qeverisë ky interesimi ka filluar pas suksesit të Shqipërisë në turizëm.

Sistemi ynë i industrisë së turizmit është i ri dhe është ende larg të qenit një sistem që ofron cilësi. Pikërisht për këtë arsye të gjithë të interesuarit që kanë investuar në turizëm kanë nevojë për punonjës të kualifikuar të të gjitha niveleve. Dua të prek këtu diçka që është bërë një nga barsaletat e ditëve të fundit, lidhur me një zhvillim që ka ngjallur një debat të madh, ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte, të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi, apo nga Filipinet, sepse duan t’i paguajnë shumë pak, është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe është një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë”, tha Rama.  

Nuk është se kemi një numër të madh të investitorëve të huaj në turizëm, sapo ka filluar një interesim nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj për Shqipërinë që lidhet me suksesin e Shqipërisë në turizëm. Deri para disa vitesh s’kemi pasur asnjë interesim, zero”, vijon kreu i qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos