
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim në Theth me banorë dhe aplikues të Paketës së Maleve, ku iu përgjigj kritikave dhe komenteve të ngritura lidhur me këtë nismë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Paketa e Maleve është keqkuptuar, dke shtuar se ajo synon t'u japë tokat apo mundësitë e zhvillimit oligarkëve, biznesmenëve apo uzurpuesve, shkruan A2CNN.
"Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë.
Ajo synon të vërë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në zonat ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501", deklaroi Rama. (A2 Televizion)