“Protesta nuk ka një mesazh të fokusuar”, Shkurti: Janë disa vektorë që tërheqin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 22:12 | Politikë

Gazetari Armir Shkurti u shpreh se në mënyrë që të çohet i gjithë populli, protesta duhet të unifikojë mesazhin e saj.

“Te armët kimike pati një mesazh unik. Dhe kur u bë mesazhi një, u çua gjithë populli. Sot, njëri thotë “poshtë komunizmi”, tjetri thotë “Rama burg, Berisha burg”, deklaroi Shkurti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, “sot protesta nuk ka një mesazh të fokusuar”.

Ai shtoi se vetëm kur të qartësohet mesazhi i protestës, do të dilet te zgjidhja.

“Sot nuk ka një mesazh të fokusuar, duke qenë se ka shumë vektorë. Sot janë disa vektorë që tërheqin. Gjëja e parë është unifikimi i mesazhit. Është për Zvërnecin, është ambientaliste, është kundër Kushner dhe Trump apo është për hallet tona? Kur neve të themi protesta ka këtë mesazh, del te zgjidhja”, theksoi Shkurti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos