Protesta, Nazarko: Me turizmin mbijetojmë, po përhapen lajme për anullim rezervimesh

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 21:41 | Politikë

Protesta, Nazarko: Me turizmin mbijetojmë, po përhapen lajme për

Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se protesta qytetare i ka dhënë shah qeverisë dhe opozitës, por, sipas tij, dëmton turizmin.

“Në këtë sistem ekonomik që kemi ndërtuar, turizmi është një nga burimet kryesore të mbijetesës sonë dhe po shikojmë lajmet që po përhapen për anullim rezervimesh. Pra, unë do të dëshiroja që kjo protestë të mbetet shembullore edhe në këtë aspekt”, tha Nazarko.

Si shtoi se protesta ka shumë elementë pozitivë që shqiptarët po i shfaqin botës.

“Mendoj që ka shumë elementë pozitivë që ne po i shfaqim botës dhe të shpresojmë që këto elementë të ruhen dhe të respektohet ai që është boshti ynë. Raporti i shëndetshëm me Perëndimin”, theksoi Nazarko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos