All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Noka: Altin Dumani, shërbëtor politik, ka qëllim për t’i bërë inkuizicion opozitës

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 21:03 | Politikë
All - Paragraf - 1

Noka: Altin Dumani, shërbëtor politik, ka qëllim për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani. I ftuar në A2 CNN, në emisionin Debat me Alba Alishanin, Noka tha se qëllimi i tij është që të dëmtojë opozitën.

All - Paragraf - 3

“Altin Dumani është aty një shërbëtor politik dhe qëllimi për të cilën është aty është për t’i bërë inkuizicion opozitës”, deklaroi Noka.

Ai e quajti drejtësinë, si drejtësi me regji politike.

“Kreu i SKAP ishte e dakapituar, paraqiti shifra që tregojnë një rënie drastike të luftës korrupsionit. Kjo është drejtësi politike, po kapen nivelet e treta të korrupsionit dhe jo te peshqit e mëdhenj, që sot janë kthyer në peshkaqen të taksave të shqiptarëve”

All - Paragraf - 6

Sipas tij, Duamani nuk dha një përgjigje se cilit ligj i është referuar për arrestimin dhe ndalimin e komunikimit ndaj Sali Berishës. Madje, Noka përmendi edhe fjalën “mekje”.

“E dëgjova kur mekej ku e pyeta për arrestimin e Berishës, e dëgjova kur mekej për të kthyer përgjigje ku i referohet që i ndalon komunikimin, e dëgjova teksa mekej kur i thashë që procedurat e tenderave të fshehur a lejohen apo jo”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos