All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndoka: Rama i ka kërkuar Melonit që Italia ta shpallë “non grata” Berishën

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 14:02 | Politikë
All - Paragraf - 1

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm shkaktoi jo pak zhurmë në vend dhe jashtë tij.

Megjithatë, mesa duket kjo nuk ka qenë e vetmja temë diskutimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni.

All - Paragraf - 3

Sipas kreut të Partisë Demokristiane, Edi Rama i ka kërkuar Melonit që edhe Italia ta shpallë Sali Berishën “non grata”.

I ftuar në “Ditarin” e fundjavës në A2 CNN, Nard Doka u shpreh se kërkesa e Ramës u kundërshtua nga Meloni, e megjithatë siç u shpreh ai, kreu i qeverisë ka tentuar dhe me mënyra të tjera.

Po përse do të kërkonte Edi Rama nga Italia që të fuste në “listën e zezë”, Berishën? Nard Ndoka thotë se kryesocialisti i trembet kundërshtarit të tij politik pasi qytetarët mund t’i krahasojnë fare mirë dy modelet e qeverisjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos