All - Paragraf - 1
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Gjykatës Kushtetuese, përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e "Komisioneve Hetimore".
Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, thuhet se ky ligj mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin që Kuvendi ushtron ndaj ekzekutivit.
All - Paragraf - 3
Gjithashtu Bardhi thekson se ligji prek një prej të drejtave themelore që Kushtetuta i garanton deputetëve të pakicës parlamentare.
Shqyrtimi me përparësi i kësaj çështjeje – sipas grupit parlamentar të PD - duhet të marrë në konsideratë edhe faktin se legjislatura aktuale është në vitin e saj të fundit dhe zgjatja në kohë e shqyrtimit, dëmton drejtpërdrejtë hetimin parlamentar. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2