Duka: Në këto protesta ka zemërim popullor, s’janë me agjendë si ato të PD-së

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 20:33 | Politikë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka mendon që protestat e fundit qytetare e kanë vendosur në pozitë të vështirë qeverinë, ndonëse u shpreh skeptik për produktin e tyre final, për shkak të mungesës së organizimit.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Duka theksoi po ashtu se në këto protesta ka zemërim popullor dhe nuk janë protesta me agjendë si ato që ka organizuar PD-ja.

Është e vështirë të ketë një produkt përfundimtar nëse janë kaq kakofoni, me grupe të ndryshme njerëzish dhe të paorganizuar. Nëse duan të kenë produkt, duhet të organizohen dhe të zgjedhin një grup njerëzish, dhe s’ka asgjë të keqe të mbështesin politikanë të rinj kundër establishmentit”, u shpreh Duka.

Bënë shumë mirë, sepse e vënë në pozitë të vështirë qeverinë. Ajo që unë e kam thënë gjithmonë, protestat me axhendë siç i bënte PD-ja s’kanë vlerë, realisht tregon që s’ka vlerë. Protestat bëhen kur ka një zemërim popullor siç ndodhi, për shumë e shumë arsye, duke filluar për Zvërnecin dhe më pas siç ata vetë kanë prononcuar, kanë nxjerrë shumë probleme që ka qeveria sot. Sepse ka indinjatë të madhe, të rrish 16 ditë në rrugë”, vijoi kreu i PAA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos