Deputeti Pirro Vengu dhe gazetari Bledian Koka u përfshinë në një debat në lidhje me marrëveshjen e huasë me SHBA-të, që u miratua sot në Kuvendin e Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koka e pyeti ish-ministrin e Mbrojtjes nëse ai kishte refuzuar ta firmoste marrëveshjen kur ishte në detyrë.
Vengu tha se jo vetëm nuk kishte refuzuar të firmoste, por kishte qenë pjesë e ekipit që konfirmoi nevojën për marrëveshjen dhe inicioni negociatat.
DEBATI
Vengu: Unë jam i përfshirë vet në negocimin e asaj marrëveshje dhe jam shumë krenar që Shqipëria bën një investim të tillë.
Koka: Pse duhet një marrëveshje me SHBA-të të negociohet plot dy vite? Kishe diçka që nuk shkonte?
Vengu: Jo absolutisht.
Koka: A keni refuzuar ju si ministër Mbrojtjes ta firmosni këtë marrëveshje?
Vengu: Janë ciklet e negociatave dhe të blerjes se armatimeve që marrin kohë.
Koka: A keni refuzuar ju si ministër Mbrojtjes ta firmosni këtë marrëveshje që u miratua sot?
Vengu: Jo absolutisht, ju thashë që kam qenë pjesë e ekipit që e ka konfirmuar zyrtarisht nevojën, dëshirën dhe që ka iniciuar negociatat.
(A2 Televizion)