
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se protestat në Tiranë nuk kanë asnjë lidhje me procesin e integrimit europian të vendit. I pyetur gjatë konferencës me gazetarët europianë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria po funksionon si çdo vend tjetër i Bashkimit Europian, ku protestat janë pjesë normale e jetës demokratike.
Pjesë nga biseda
-Kryeministër, kam një pyetje për integrimin në BE të vendit tuaj. Kjo protestë në rrugët e Tiranës është gjithçka që lidhet me integrimin evropian. A keni frikë se lidhet me....
Kryeministri Edi Rama: Po çfarë? Po s'ka të bëjë fare me integrimin evropian. Tregon që jemi si çdo vend tjetër i BE-së që ka përplot protesta. Cili është problemi këtu?
-Sepse Komisioni Evropian tha se ndoshta, nëqoftëse protestat vazhdojnë..
Kryeministri Edi Rama: Cili Komision Evropian ua thotë këto gjëra, sepse unë s' kam dëgjuar këto gjëra. Nuk mendoj që ka një Komision Evropian. Çfarë? Unë nuk mendoj që ka një Komision Evropian që mund të thotë se nëse protestat vazhdojnë, vendi nuk është evropian.
-A është realist, integrimi në BE në 2030-ën?
Kryeministri Edi Rama: Bazohet në atë për të cilën kemi rënë dakord me Komisionin për t'i përmbyllur negociatat në fund të vitit 2027 dhe pastaj do të kemi 2 vjet, mbështetur ashtu siç për të tjerët, siç ka ndodhur dhe për të tjerët për ratifikimin dhe 2030 -a është objektivi që del si vlerësim prej kësaj.
(A2 Televizion)