Zbardhet misteri i kamerës pranë burgut të Drenovës

Nga Artin Halili
1 Korrik 2026, 09:11 | Kronikë

Zbardhet misteri i kamerës pranë burgut të Drenovës

Rreth 4 ditë më parë, në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamerë.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se kamera është vendosur në një nga plepat që ndodhet në rrugën e burgut të sigurisë së lartë. Nga informacionet e marra nga komisariati i Korçës, u bë i mundur konstatimi i kamerës dhe zbardhja e rrethanave, ku përfshihen dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Pas kqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit që e kanë vendosur kamerën për të parë lëvizjet në këtë institucion. Më konkretisht, dyshohet se dy vëllezërit e kanë vendosur për të monitoruar Brian Syzon dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë në berberhanen e Nikollës. Kjo për shkak të qëllimeve që ky i fundit ka patur për t’u hakmarrë ndaj Brian Syzos.

Nikolla Agolli u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë Brian Syzon në Pogradec, ndërsa në pranga ra David Prifti dhe u shpallën në kërkim Edison Agolli dhe Meardi Berberi.

Policia vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë të rregjistruar dy ditë më parë në qytetin liqenor, ndërsa është në kërkim të Meardi Berberit, i njohur si Koro, dhe vëllait të autorit, Edison Agolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos