Vrau me thikë vëllain e tij, jepet masa e sigurisë për Mehmet Rreshkën

Nga Elitjona Doko
29 Qershor 2026, 12:09 | Kronikë

Vrau me thikë vëllain e tij, jepet masa e sigurisë për

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 76-vjeçarin Mehmet Rreshka, i dyshuar për vrasjen me thikë të vëllait të tij, 74-vjeçarit Eqerem Rreshka.

Seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e së dielës, shkruan A2.

Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i të moshuarit, ndërsa mbrojtja e tij u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”, si person i dyshuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku, sipas hetimeve paraprake, gjatë një konflikti mes dy vëllezërve, 76-vjeçari goditi me thikë Eqerem Rreshkën. Ky i fundit u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos