“Sterilizimi”, Ilir Beqaj kërkon pavlefshmëri të provave digjitale

Nga Armand Bajrami
9 Qershor 2026, 13:37 | Kronikë

“Sterilizimi”, Ilir Beqaj kërkon pavlefshmëri të

Në seancën e radhës të procesit të çështjes së “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar që të gjitha provat digjitale të shpallen të pavlefshme.

“Kam dyshim te laboratori i SPAK”, mësohet të ketë thënë Beqaj. “Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tri herë avokati im ka pyetur a është laboratori  i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje”.

Sipas Beqajt, SPAK përdor disa software që nuk vlejnë më. “Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë "aneksi 5", pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë. Te drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim “vjedhja”. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As Ilir Rrapaj nuk ka vjedhur”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos