
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.
Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit, raporton A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes. (A2 Televizion)