“Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës”, analiza e ekspertit të sigurisë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 09:44 | Kronikë
 

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ndërsa foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për vrasjen në Paskuqan, analizoi zonën e Kamzës sa i takon nivelit të kriminalitetit.

Softa theksoi se Kamza renditet te zonat me nivel krimi nga mesatarja e lartë. Po ashtu për shkak të pozicionit të zonës, që është porta e Veriut dhe afër me aeroportin, ajo shërben edhe për strehimin e personave me shkallë rrezikshmërie të lartë.

Ngjarja e Kamzës s’duhet trajtuar si ngjarje e izoluar, por hedh alarmin te një fenomen, që konfliktet e ndryshme përfundojnë me armë dhe prezenca e armëve vijon të jetë shqetësim. Krimi sot është bërë edhe krim urban. Kamza në raport me Tiranën ka ndryshim sa i përket shkallës së kriminalitetit. Klasifikimi i nivelit të krimit është nga mesatarja e lartë, Tirana e ka të ulët deri të mesëm. Në Kamëz kanë ndodhur shumë ngjarje, prezenca e grupeve kriminale në zonë. Kamza ka pozicionin që e favorizon, është porta e veriut, është afër me Aeroportin e Rinasit. Kamza, Fushë Kruja, janë zona ku ka strehime të personave me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në dijeninë time Kamza ka investuar prezencën e kamerave në rrugë, por s’ka dhënë ndonjë efekt”, u shpreh Softa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos