E rëndë në Kavajë, 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 21:30 | Kronikë

E rëndë në Kavajë, 76-vjeçari vret me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës.

Një i moshuar ka vrarë me thikë vëllain e tij, shkruan A2.

76-vjeçari me inicialet M.R., "ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë".

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos