Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, një viktimë dhe tre të plagosur

Nga Edi Ruçi
9 Qershor 2026, 08:13 | Kronikë

Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, një

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete, raporton A2CNN. 

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk ka ende të dhëna zyrtare për identitetin e viktimës.

Burime paraprake bëjnë me dije se tre persona të tjerë janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, një (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos