All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prej kohësh në sirtarët e kuvendit, nismat e vjetra dhe të reja ekonomike që pritet të miratohen këtë vit

Nga Marjo Brakaj
8 Janar 2024, 14:55 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Prej kohësh në sirtarët e kuvendit, nismat e vjetra dhe të

Nga lojërat e fatit, tek investimet strategjike, koncesionet, tenderat publike, sigurimi ndaj markat tregtare apo taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Këto janë këto disa nga nismat ligjore në drejtim të ekonomisë, të mbartura nga 2023-shi e që pritet të miratohen këtë vit.

All - Paragraf - 3

Me gjithë diskutimet e shtrira në disa javë, deputetet e mazhorancës nuk arritën të binin dakord brenda 365 ditëve të lëna pas nëse duhet ndryshuar ligji aktual për “bastet sportive” apo duhet një i ri.

“Lojërat e fatit, mendoj se ka pasur diskutime të shëndetshme në komision për këtë sektor, në frymën e përmirësimit të ligjit”, tha më 5 janar ministri Mete.

Nga sirtarët e Kuvendit pritet të dalë brenda muajit edhe propozimi që shtyn për të tretin vit me radhë “Investimet Ligjore”, ligj të cilit i përfundoi efekti më 31 dhjetor. Pas rrëzimit të propozimeve të deputetes demokrate, Jorida Tabaku, ligjvënësve pritet t’iu vihen përpara, në seancat e ardhme parlamentare, edhe nismat ligjore të propozuara nga qeveria për koncesionet dhe tenderët publikë.

All - Paragraf - 6

“Investimet strategjike në dijeninë time ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, edhe me disa aspekte operacionale të ligjit, por edhe me shtyrjen e afatit”, tha ministri.

Jo me kaq urgjencë, për votim pritet të kalojnë edhe nismat e tjera ligjore të cilat kanë kaluar fazën e konsultimit publik si markat tregtare apo taksa mbi pasuritë e patundshme.

Veç nismave të mbartura nga vit i shkuar, deputetëve pritet t’iu parashtrohen për diskutime më pas votim edhe disa projektligje të tjera. Brenda këtij muaji pritet të shqyrtohen propozimet për ndryshime në ligjin e turizmit, drafti i ri i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet apo shitblerja e pronave me një ulje 1 për qind për çdo një vit vjetërsi të apartamenteve.

All - Paragraf - 9

“Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria”, thoshte ministri.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke u bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të depozitojë së afërmi në Parlament edhe një bazë të re ligjore për skemën e pensioneve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos