Për një kredi deri në 200 mijë lekë, ai që merr kredi konsumatori në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të paguajë maksimalisht normë interesi 51.37 për nga 54.8 për qind që ishte deri në fund të qershorit. Pra, nëse një qytetar do të marrë 200 mijë lekë kredi, maksimalisht ai do duhet të kthejë rreth 302 mijë lekë. Banka e Shqipërisë ka përditësuar tavanet e interesit për kreditë konsumatorë. Banka e Qendrore ka përcaktuar gjithashtu që edhe normë maksimale 12.43 për qind për shumat nga 2 deri në 10 milionë lekë.
“Janë disa arsyer që kanë ndikuar në këtë vendimmarrje. Veç skandalit që ndodhi me abuzimet. Si fillim është situata ekonomike. Banka e Shqipërisë po përpiqet të mbajë nën kontroll këto institucione, mbi të cilat ka pasur shpesh akuza për abuzim. Banka po përpiqet të mbajnë nën kontroll marzhet e fitimit të mikrofinancës”, thotë për A2 CNN Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.
Normat maksimale të interesit kanë ndryshuar edhe për overdraftet, forma e dytë më e përhapur e huamarrjes e cila përgjithësi lidhet me pagën e individit. Për shumat deri në 200 mijë lekë norma maksimale e interesit të jetë 18.7 për qind, ndërsa për ato deri në 600 mijë lekë, 18.39 për qind.
“E kuptojmë që edhe shoqëritë e mikrofinancës kanë kosto pasi fondet që ato kanë janë më të kushtueshme, por ka pasur shumë abuzime. Gjithashtu pasja e normave të interesit disi më të pranueshme i shtyn qytetarët që kanë nevojë të marrin kredi. rrjedhimisht kjo sjell më shumë konsum e qarkullim në ekonominë e vendit”, thotë Zaçaj.
Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit 2021 normat tavan të interesit për kreditë konsumatorë. Vendimmarrjet e Bankës së Shqipërisë vijnë edhe si pasojë e raportimeve të shumta për abuzime me normat e interesit të dhëna nga institucionet e financiare jo-banka që u konfirmimeve edhe nga hetimet Prokurorisë së Tiranës. Si kundërpërgjigje Banka e Shqipërisë iu hoqi licencat disa shoqërive. (A2 Televizion)