Radhët në Kapshticë, reagon Ambasada Shqiptare në Athinë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 12:37 | Aktualitet

Radhët në Kapshticë, reagon Ambasada Shqiptare në

Një shkëputje e sistemit të policisë greke si pasojë e rrjetit që furnizon me sinjal interneti, ka shkaktuar radhët e gjata në pikën doganore të Kapshticës. Në një reagim të ambasadës Shqiptare në Athinë për situatën në Kapshticë, mësohet se sinjali është rikthyer rreth orës 12:45, ndërsa për më shumë se tre orë qytetarët kanë pritur në radhë në temperatura të larta.

“Nga komunikimi me autoritetet policore greke të Drejtorisë së Policisë Florinë lidhur me radhët e krijuara gjatë ditës së sotme në PKK Kapshticë, jemi informuar se ka një shkëputje të sistemit të policisë greke si pasojë e rrjetit që furnizon me sinjal interneti.

Sistemi ka patur shkëputje të herë pas hershme për shkak të internetit që nuk varet nga policia greke.

Sinjali është rikthyer rreth orës 12:45 sot ndërsa problemi ka qenë i përgjithshëm si në sinjalin e internetit ashtu edhe ne sinjalin e telefonisë lëvizëse.

Aktualisht po punohet normalisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos