Ndërkombëtarizimi i universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër shikohet si çelësi i suksesit sa i takon jo vetëm kërkimit shkencor, por edhe thithjes së të rinjve që përfundojnë arsimin e mesëm.
Dhe në kuadër të këtij ndërkombëtarizimi, universiteti në fjalë organizoi edhe konferencën ndërkombëtare “Shkenca për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, ku u paraqitën 184 studime shkencore jo vetëm nga rajoni dhe Evropa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
Universiteti “Eqrem Çabej” mundëson njohjen e diplomës duale me disa universitete evropiane në fusha të ndryshme, çka ofron mundësitë që studentët të punësohen në shtetet ku janë konkretizuar këto marrëveshje. (A2 Televizion)