All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fermerët e luleshtrydhes kërkojnë subvencione reale: Të ngrihen linja përpunuese

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
4 Mars 2024, 14:38 | Aktualitet
All - Paragraf - 1


Fushat e Frakullës dhe Kafarajt në qarkun e Fierit janë një nga dy zonat kryesore të kultivimit të luleshtrydhes në vend, ku shumë familje fermerësh kanë investuar në sera për prodhimin e këtij fruti.

Por cilat janë kërkesat e fermerëve të luleshtrydhes për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë e në rritje të tregut, si dhe për të shtuar sipërfaqet e mbjella, ashtu edhe për të rritur dhe përshtatur cilësinë e frutit? “Në Greqi të numërojnë rrënjët e ullirit dhe krerët e dhive. Këtu të dalë kryeplaku e t'i numërojë dhe në bazë të saj të bëjë shteti subvencionimin. Jo të bëjë një hektar, me kaq ne të vdekur jemi”, thotë një kultivues.

All - Paragraf - 3

Të tjerë fermerë shprehen se ka ardhur koha që luleshtrydhja e kësaj zone të certifikohet me markën e saj si dhe të ngrihet edhe një industri e përpunimit të saj.

Luleshtrydhja e kultivuar në vendin e tonë është e kërkuar në tregjet europiane, edhe pse fermerët shpesh ankohen si për çmimin ashtu edhe për kostot e kultivimit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos