Ditën e muzeve, “turistë të përgjuar”, ekspozohet në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
18 Maj 2026, 19:43 | Aktualitet

Në kuadër të 18 Ditës Botërore të Muzeve, në ambientet e “Peeping Tourists” në Durrës u zhvillua një ekspozitë e përbashkët kushtuar historisë së turizmit shqiptar gjatë periudhës komuniste.

Aktiviteti u organizua nga Posta Shqiptare dhe “Peeping Tourists”, duke sjellë për publikun materiale historike, fotografi dhe elementë filatelikë që pasqyrojnë zhvillimin e turizmit në vend ndër vite.

Ekspozita tërhoqi vizitorë të shumtë, mes tyre studiues, të apasionuar pas historisë dhe qytetarë të interesuar për trashëgiminë kulturore e turistike të Shqipërisë.

Sipas organizatorëve, ekspozita synon të rikthejë në vëmendje një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare përmes dokumenteve autentike, kartolinave, pullave postare dhe fotografive që mbartin vlera historike dhe kulturore.

Aktiviteti u zhvillua përgjatë paradites dhe u prit me interes nga vizitorët në qytetin e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos