All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit të BE-së

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 17:32 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar

Kryeministri Edi Rana, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të thyejë heshtjen pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik për “Serbinë e Madhe”.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në platformën "X", kreu i qeverisë kujton se kanë kaluar tre ditë që nga dita kur Dodik bëri reagime nxitëse ndaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe ende asnjë reagim nga blloku. 

Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!

Edi Rama, platforma "X"

All - Paragraf - 6

Kujtojmë se disa ditë më parë, Dodik është shprehur se beson se serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm, pjesë e të cilit do të jetë edhe Mali i Zi.

Sipas tij, jetojmë në një epokë kur “pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi”.

Sipas tij, kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona, por se siç shtoi ai, "ky shtet i unifikuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë." (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos