All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkarkimi i Trump, festat shtyjnë procesin e “impeachment” në SHBA

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 14:38 | Bota
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon sulmet ndaj Dhomës së Përfaqësuesve. “Ata po shkelin Kushtetutën”, deklaroi Trump.

Procesi për shkarkimin e Trump është në ngërç për momentin pasi kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi nuk ka dërguar artikujt me akuza në senatin e kontrolluar nga Republikanët.

All - Paragraf - 3

Një dokument qeveritar i publikuar së fundmi tregon se Zyra e Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë urdhëroi Pentagonin të ngrijë fondet e sigurisë për Ukrainën vetëm dy orë pasi presidenti Trump përfundoi telefonatën e tij me presidentin ukrainas, Zelensky në korrik.

Chuck Schumer

“Derisa të dëgjojmë dëshmitarët, derisa të marrim dokumentet, amerikanët do të hamendësojnë se ata që bllokojnë dëshmitë po ndihmojnë në ndërtimin e një manipulimi”, tha Chuck Schumer, lideri i Demokratëve në Senat.

Pelosi kërkon që lideri i mazhorancës, Mitch McConnell dhe Schumer të dakordësohet për rregullat e gjyqit në Senat. Por Shtëpia e Bardhë mendon se ajo do të bëjë lëshime.

https://a2news.com/2019/12/19/gjyqi-kunder-trump-si-do-te-procedohet-ne-senat/
All - Paragraf - 6

Derisa të ketë lëvizje nga njëra palë apo tjetra, presidenti dhe pjesa tjetër e botës duhet të presin për të parë se çfarë do të ndodhë më pas. “President Trump, publiko emailet, lejo dëshmitarët të flasin, pse keni frikë?”, vijoi Schumer. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos