All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama takohet me Princin e Kurorës në Greqi, Arabia Saudite flet për investime deri në 300 milionë dollarë në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 14:46 | Aktualitet
Rama takohet me Princin e Kurorës në Greqi, Arabia Saudite flet
All - Paragraf - 1

Arabia Saudite thotë se po eksploron mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë.

Në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë, thuhet se kryeministri Rama u takua me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Athinë, të mërkurën. Sipas njoftimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

All - Paragraf - 3

Në takim u diskutuan edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik mes dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos