All - Paragraf - 1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë Kongresit të Partisë Socialdemokrate që po zhvillon punimet në Berlin.
All - Paragraf - 3
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se bisedoi me kancelarin gjerman për marrëdhëniet dypalëshe dhe vizionin e përbashkët për drejtësi dhe prosperitet.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkruan Kurti.
(A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2